Moti sot dhe ditëve në vazhdim

Sot në Kosovë do të mbaje mot me intervale kohore me diell dhe vranësira. Do të jetë pak më freskët. Pasdite priten zhvillime të fuqishme vranësirash konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe intensive priten sidomos në rajonin e Dukagjinit.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi sot pritet mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtimë dhe bubullimë.

Edhe ditëve të ardhshme në tërë rajonin tonë pritet mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe herë pas here me reshje shiu dhe rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë. Në bregdet reshjet do të jenë më të rralla.

Nga e marta ose e mërkura pritet përmirësim gradual i motit./Meteoballkan