Aksident te Ministria e Arsimit: Dyshohet për një të vdekur

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në kryeqytet, më saktë në afërsi të Ministrisë së Arsimit. Siç mëson Insajderi, këmbësori ka mbetur i vdekur në vendin e ngjarjes.

Nga pamjet e siguruara, shihet se vetura ka goditur shtyllën duke e lëkundur nga vendi, si rrjedhojë këmbësori dyshohet se është goditur për vdekje.