Aksident te “Unaza e Re”, dyshohet për të plagosur

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në “Unazën e Re”. Një automjet është aksidentuar dhe për pasojë dyshohet se drejtuesi i saj ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se ai është nisur me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa identiteti i tij ende nuk bëhet me dije.

Policia raportohet të jetë nisur drejt vendngjarjes për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Siç shihet në pamjet më poshtë, mjeti tip “Volkswagen” ka marrë dëmtime të konsiderueshme në pjesën e përparme./mapo