Meta telefonon Thaçin: Shqipëri-Kosovë të koordinohen për të përballuar COVID-19

Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi sot një bisedë telefonike me Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Në njoftimin e zyrtës së shtypit të kreut të shtetit shqiptar thuhet se të dy Presidentët diskutuan mbi gjendjen aktuale dhe masat e marra nga të dyja shtetet për përballimin me sukses të krizës shëndetësore dhe social-ekonomike të krijuar nga pandemia COVID-19.

“Presidenti Meta dhe Presidenti Thaçi shprehën vullnetin që në frymën e solidaritetit mbarëkombëtar dhe bashkëpunimit rajonal, të dyja shtetet të koordinohen dhe të shkëmbejnë ngushtësisht përvojat për tejkalimin e shpejtë të situatës së vështirë në interes të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftim.