Mozzik tregon se çka bisedoi me Kadri Veselin në telefon

Reperi Gramoz Aliu, i njohur si “Mozzik” ka thënë se ka pranuar një telefonatë nga ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.

Mozzik tha se Veseli e uroi me rastin e Vitit të Ri.

“Edhe nga ai vend i bie ndërmend të na urojë për festa e për një vit të mbarë”, ka shkruar reperi.

Ai theksoi se nuk mundi pa i thënë Veselit se vendi ka shumë nevojë për të.

“I thashë edhe ne jemi mirë të gjithë, veç nuk munda pa i thënë që kurrë më shumë se sot vendi ynë ka nevojë për ty e shokët e tu”, tha ndër të tjera reperi Mozzik.

Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, që nga 5 nëntori i vitit 2020-të po përballet me akuza për krime të luftës në Gjykatën e Hagës.