Aksident trafiku në Gllarevë mes dy veturave

Dy vetura janë përplasur mes veti në magjistralen Prishtinë-Pejë, saktësisht në Gllarevë të Klinës, raporton Indeksonline.

Sipas dëshmitarëve, në këtë aksident ka edhe persona të lënduar.

Në vendin e aksidentit është parë Policia e Kosovës e cila po merret me shikimin e vendit të ngjarjes.