Aksident trafiku në Milloshevë, të përfshira tri vetura

Një aksident trafiku në të cilën dyshohet se janë përfshirë tri vetura ka ndodhur sot rreth orës 23:00 në fshatin Milloshevë të Komunës së Obiliqit.

Aksidenti ka ndodhur në aksin e rrugës magjistrale Prishtinë-Mitrovicë ku janë përfshirë tri vetura.

Sipas dëshmitarëve, disa minuta pas aksidentit në vendin e ngjarjes kanë mbërritur njësitet policore dhe autoambulanca. Aksidenti ka kaluar pa fatalitet.

Tri vetura janë përplasur me njëra-tjetrën në një tentim tejkalimi, ka thënë një dëshmitar.

Ndërkaq, fotografitë nga vendi i ngjarjes shfaqin njërën prej veturave të mbështetur për murin e një shtëpie private përskaj rrugës magjistrale.