Shkarkimi i Trumpit: Kongresi përgatitet për votim

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve është ende i bllokuar me shumë anëtarë nga të dyja palët që po diskutojnë për integritetin e seancave dëgjimore për hetimin e shkarkimit të presidentit Trump.

Të dyja partitë po akuzojnë njëra tjetrën për mungesë interesi dhe se po vendosin interesat partiake para interesave të vendit.

Por, ndërsa kjo vazhdon, një lajm tjetër bizar ka dalë në sipërfaqe.

The Daily Beast raporton se Donald Trumpi e ka quajtur presidentin francez Emmanuel Macron “dhimbtë në bythë” [ang. Pain in the ass] pasi kishte dalë një video e liderëve botëror duke e dallur atë në samitin e Nato-s në Londër.

Nga raporti:

“Gjatë një ankese private, Presidenti Trump në mënyrë të përsëritur denigroi kryeministrin kanadez prapa shpinës dhe e quajti presidentin francez “dhimbtë në bythë” ndërsa i referohej atij si “i shkurtë”, sipas një individi që ishte prezent në takim.