AGK ngushëllon për vdekjen e gazetarit, Blerim Zhabari

AGK ngushëllon familjen Zhabari, për humbjen e gazetarit dhe ish-ushtarit të UÇK-së, Blerim Zhabari.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës – AGK, me pikëllim të thellë ka pranuar lajmin për vdekjen e gazetarit, Blerim Zhabari.

Zhabari ndërroi jetë në orët e herëshme të mëngjesit të sotëm pas disa komplikimeve shëndetësore.

“Ai ishte gazetar me përvojë 20-vjeçare dhe ndër vite ka punuar në mediume të ndryshme kosovare. Zhabari ishte njëri prej dy bashkëthemeluesve të portalit Veriu.info, ku prej tre vitesh ushtronte edhe detyrën e drejtorit. AGK vlerëson lartë kontributin dhe dedikimin që Zhabari pati ndaj profesionit të gazetarisë” thuhet në telegram.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës u shpreh ngushëllime familjarëve, miqëve dhe kolegëve të gazetarit, Blerim Zhabari.