Aksident trafiku në Shqipëri, humb jetën një 37-vjeçar

Një aksident ka ndodhur në Shqipëri, saktësisht në rrugën Kuçovë-Belsh, ku ka humbur jetën një 37-vjeçar.

Bëhet e ditur se vetura e cila u përfshi në aksident po drejtohej nga një 22-vjeçar, shkruan Abcnews.

Dyshohet se shkak i aksidentit ishte humbja e kontrollit mbi drejtimin e veturës.