Evgjeni Thaçi: Aktakuza ndaj Presidentit e Veselit shantazh politik amatoresk

Deputetja e PDK-së, Evgjeni Thaçi, ka thënë se dje Zyra e Prokurorit të Specializuar ka bërë shantazh politik amatoresk.

“Dje, Kosova u dridh. Jo sepse kuptuam se Zyra e Prokurorit të Specializuar kishte paraqitur pretendimet e saj kundër Presidentit dhe kryetarit të opozitës në Kosovë, por sepse ky shantazh politik e amatoresk, erdhi pikërisht në kohën kur në po bëjmë përpjekje për arritjen e një paqeje të qëndrueshme me Serbinë dhe ecjen përpara drejt një të ardhme më të sigurt”, është shprehur ajo, transmeton Klan Kosova”.

“Parimet e drejtësisë ndërkombëtare u shkelen me dy këmbë, që në momentin kur Presidenti Thaçi, kryetari Veseli dhe UÇK-ja u gjykuan dhe u njollosën me një deklaratë për media nga institucioni që është i thirrur të ndajë drejtësi sipas procedurave strikte, ligjeve e rregulloreve”.