Aksident trafiku në Vushtrri (video, foto)

Një aksident trafiku sapo ka ndodhur në Vushtrri, përkatësisht tek rrethi në magjistrale, shkruan fokusi.info.

Aksidenti është shkaktuar, kur një makinë e tipit “Mercedes” e ka goditur një taksi.

Një lexues i Fokusit na ka dërguar video dhe foto nga vendi i ngjarjes.

Sipas lexuesit, aksidenti dyshohet të jetë shkaktuar, pasi që vetura e tipit “Mercedes” ka qenë e parkuar jashtë rrugës dhe dyshohet që nuk ka qenë fare në  shpejtësi dhe ka lëvizur teposhtë, ku ka dalë në magjistrale dhe e ka goditur veturën “taksi”.

Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nuk është raportuar se ka të lënduar./Fokusi.info/

Aksidenti: