Aksident tragjik: Humbin jetën dy mësues

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur Mogila. Mësohet se dy viktimat janë dy mësues, te cilët po ktheheshin nga shkolla e Krahësit, aty ku ata jepnin mësim.

Automjeti me targa TP 0700 B ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal.

Memaliaj/ Informacion paraprak

Në rrugën nacionale Memaliaj-Krahës, në vendin e quajtur “Mogila”, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë kanë humbur jetën drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri që ndodhej në mjet.

Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./shekulli.com.al