Vuçiq: Është koha ta pranojmë se çfarë ka ndodhur, nuk mund të gënjejmë më

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq tha sot në fjalimin e tij në Seancën për Kosovën që normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është e vetmja mënyrë e mirë për Serbinë.

Tutje, Vuçiq në një mënyrë e pranoj se gjatë luftës së fundit Serbia ka bërë krime në Kosovë.

“Është koha për të pranuar atë që ka ndodhur. Ne kemi humbur vite të cilat kemi gënjyer. Në Kosovë nuk ka Serbi, përveç në arsim dhe kujdesin shëndetësor.”, tha presidenti serb.

Presidenti i Serbisë tha se janë vetëm dy zgjidhje: Normalizimi i marrëdhënieve ose një konflikt tjetër të ngrirë.

“Kompromisi është një fitore.”, u shprehë Vuçiq.