Aksident tragjik në Shijak, humb jetën një person

Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Shijakut ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Shtetasi R.Sh. ka qenë duke udhëtuar me një motor dhe ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit ku humbi jetën 43 vjeçari R.Sh.