Moti nesër dhe ditëve në vazhdim në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni

Nesër në Kosovë do të mbajë mot i ndryshueshëm, paradite kryesisht me diell dhe i nxehtë, ndërsa pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nukdo të jenë gjithëpërfshirëse por të karakterit lokal.

Nesër në Shqipëri do të mbajë mot me intervale të gjata kohore me diell. Pasdite në shumë rajone priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

Në Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm. Rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë priten në Mal të Zi, kurse më të rralla dhe më të izoluara do të jenë në Maqedoninë e Veriut.

Pasnesër në tërë rajonin tonë pritet mot i ndryshueshëm, me intervale të gjata kohore me diell, kurse pasdite me zhvillime lokale të vranësirave të cilat do të sjellin rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet përsëri nuk do të jenë gjithëpërfshirëse.

Të dielën pritet të kemi mot me intervale të kohore të gjata me diell dhe vetëm vende-vende me ndonjë rrebesh të izoluar shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan/