Aksidenti i rëndë i merr jetën 27-vjeçarit shqiptar/ Si ndodhi ngjarja

Aksidenti i rëndë i merr jetën 27-vjeçarit shqiptar

Një 27-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor në zonën e Skylabela në Greqi.

Drejtuesi i makinës, i cili punonte në një lokal plazhi në ishull humbi drejtimin duke shkaktuar dhe përmbysjen e automjetit. Sipas mediave greke, përplasja ka qenë aq e fortë sa i riu është hedhur nga makina e tij.

Në vendngjarje shkuan menjëherë ambulanca, policia dhe zjarrfikësja, por i riu që banonte prej vitesh në Mykonos, kishte ndërruar jetë.