Haradinaj: Fëmijët e SOS Fshatit kanë nevojë për mbështetje më të madhe institucionale’

Në prag të vitit të ri, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka vizituar SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë.

Me këtë rast, ai tha se në shenjë dashurie njerëzore dhe prindërore ka vendosur që të vizitojë së pari fëmijët në SOS fshatra për natën e Vitit të Ri.

“Në shenjë dashurie edhe njerëzore edhe prindërore erdhëm këtu për të uruar Vitin e Ri për fëmijët në qendrën SOS. Drejtoresha e koleget tjerë që kujdesen vërtet bëjnë një punë të mrekullueshme. Këta fëmijë janë të mrekullueshëm dhe me Anitën e bëmë një gjest, kujdes të vogël, një urim”, tha ai, raporton KP.

Ndërsa, drejtoresha e SOS fshatrave të fëmijëve Nezahat Salihu, tha se këta fëmijë kanë nevojë për më shumë përkrahje.

Kryeministri në detyrë me rastin e Vitit të Ri do të bëjë vizitë edhe në Merdarë, Policinë e Kosovës, Emergjencë dhe në FSK.