Von Cramon: Vullneti për dialog kusht për sukses, kjo vlen për Kosovën dhe Serbinë

Takimi i sotëm ishte hap i rëndësishëm në dialogun Kosovë-Serbi, duke ditur se ky është takimi i parë që Kryeministri Kurti këtë vit e mori detyrën. Shpresoj se ai do të dëshmoj që kupton peshën e këtij dialogu, pasi vullneti është parakusht për suksesin e tij, e kjo vlen si për Serbinë edhe Kosovën ka thënë raportuesja e Parlamentit Europian për Kosovën Viola von Cramon Taudbadel.

Kështu ka deklaruar raportuesja von Cramon për gazetën serbe Danas, pas takimit të presidentit serb Aleksandar Vucic dhe kryeministrit kosovar Albin Kurti, të mbajtur me ndërmjetësimin e zyrtarëve të lartë të BE’së, Josep Borrell dhe Miroslav Lajcak.

Von Cramon ka theksuar po ashtu se “ka pritje të mëdha edhe nga administrata Biden, por edhe e shohim nevojën që kryeministri Kurti të mos ngutet por të mendoj mirë për atë që është arritur deri tani” porositi ajo.

“Puna e qeverisë së tij duhet të bazohet në arritjet paraprake. Megjjithatë, këto do të jenë negociata të ndërlikuara dhe nuk duhet që të presim që menjëherë pas një raundi të arrihen rezultate, dhe duhet të kemi parasysh se për asgjë nuk jemi pajtuar deri sa të mos pajtohemi për të gjitha” ka përfunduar me optimizëm von Cramon.

Takimi mes liderëve Kurti dhe Vucic në këtë nivel nuk shkoi mirë sipas të dyja palëve, për asgjë nuk pajtohen, as për agjendë.