Aksidenti i rëndë në Itali, humb jetën 74-vjeçari shqiptar

Është ndarë nga jeta Pashuk Velli, 74-vjeçari shqiptar, prej vitesh rezident në Formigine, Emilia Romagna, i cili u godit nga një makinë të shtunën e kaluar, teksa lëvizte me biçikletë. Velli u rrëzua nga biçikleta në asfalt pasi u godit nga një makinë që drejtohej nga një 90-vjeçar.

Ai u transportua në gjendje shumë të rëndë në spital, ku u shtrua në reanimacion, por për fat të keq nuk ia doli të mbijetonte. I lindur më 1947, Velli jetonte në Formigine, në provincën e Modenës, me gruan Dila, djalin Aleks e të shoqen e tij, dhe mbesën Chiara.

Sipas banorëve të zonës, ishte një person i sjellshëm dhe gjithmonë i gjindshëm. Trupi i të ndjerit do të kthehet në Shqipëri.

/boldnews