Publikohet raporti i IKSHPK-së

Nga 2.787 testime, 183 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 713 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 217.507. Në total numri i rasteve aktive është 4.541.

Në anën tjetër, në 24 orët e fundit janë dhënë 579 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.807.323 doza të vaksinës” thuhet në njoftimin e MSh-së.