Haziri i reagon Jasharajt: Gjilani s’ka kryetar hiç, Alban Hyseni është zëvendës i Bulliqit

Ish-kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se Alban Hyseni nuyk është kryetar i Gjilanit, por zëdhënës i Shpejtim Bulliqit.

Ai i është përgjigjur Rrahman Jasharajt i cili Gjilanin e cilësoi si “komunë e VV-së”.

“Një reagim ndaj Rrahman Jasharajt: Gjilani nuk është komunë e VV-së, mos na ndaj kështu, ju lutem se Gjilani ka mbetur pa kryetar. Herë ai shkon në Podujevë e Kamenicë e herë ata ia kthejnë vizitën përfaqësuesit të tyre të VV-së, por jo Gjilanit e Gjilanasve”, ka shkruar Haziri në Facebook.

“A e keni parë zëvendëskryeministrin Bislimi, vjen me zv/ministrin Hysen Durmishi te zëvendësi i Shejtim Bulliqit në Gjilan, për një autostradë të Gjlanit, që s’e kanë asnjë kontribut pos atij të ndaljes së punimeve”, ka thënë ai.

Gjilani, Podujeva, Kamenica dhe Shtimja qeverisen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Këto komuna janë shprehur kundër grevës së Sindikatës së Arsimit.