Aksidenti i rëndë në tunelin e Kalimashit, një viktimë e 4 të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në tunelin e Kalimashit. Për pasojë ka humbur jetën një person e janë plagosur 4 të tjerë.

Të lënduarit janë nisur drejt Spitalit të Kukësit për të marrë kujdes shëndetësor.

Ngjarja ka ndodhur disa minuta më parë në brendësi të tunelit, në drejtimin për në Tiranë. Policia, urgjenca dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje ndërsa rrethanat nuk dihen ende. /abcnews.al/