Aksidenti me 10 viktima në Kroaci, drejtori i spitalit: 45 persona kërkuan ndihmë mjekësore, 8 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Kroacisë mëngjesin e së dielës janë pranuar 45 persona të cilët u lënduan në aksidentin ku u përfshi një autobus nga Kosova.

Kështu ka bërë të ditur drejtori i Spitalit në Slavonski-Broad të Kroacisë, Dr. Josip Samardžić, i cili tregoi se në mesin e të lënduarve 8 janë me lëndime të rënda.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 6:20 të mëngjesit, ku autobusi ka dalë nga rruga dhe si pasojë humbën jetën 10 persona.