Aksidenti në Dollc: Katër persona të lënduar nga flakët, njëri në gjendje të rëndë

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Klinë-Pejë, konkretisht në fshatin Dollc.

Nga ky aksident është djegur vetura dhe gjysma e kombit, njofton Klan Kosova

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident teksa njëri është në gjendje të rëndë.

Këtë për KlanKosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Katër persona janë të lënduar, njëri prej tyre në gjendje më të rëndë dhe është përcjellur në QKUK ndërsa tre tjerët në Spitalin e Pejës” tha Gashi.