Ramiz Lladrovci thotë se ka shumë dëshirë ta shohë Kadri Veselin si kryeministër

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka thënë se ka dëshirë të madhe ta shohë Kadri Veselin në krye të Qeverisë.

Kështu deklaroi ai në Pressing, ku mes tjerash tha se do të dëshironte ta shihte Kadri Veselin si kryeministër.

‘’Isha kanë shumë i lumtur me e pa Kadri Veselin se si e udhëheqë Qeverinë. Hashimin e kemi pa. Kadria s’ka qene vec një ushtar’’, ka thënë ai.

Tutje, ai ka deklaruar edhe për kritikat që ia kishte bërë Veselit, sa ishte kryetar i Kuvendit.

‘’Kadria tash ka qenë kryetar Kuvendi dhe i kam cu mesazh mos e tolero debatin deri në këtë masë se ti po e shkel rregulloren. Kadria ka toleru shumë, por në politikë duhet me respektu rregulloren’’, shton ai.