Aksidenti në Shkup, dy të vdekur, mes tyre një polic shqiptar

Bilanci i të vdekurve nga aksidenti në qarkoren e Shkupit ka shkuar në dy. Sipas informacioneve të fundit pas lëndimeve të mara nga aksidenti ka ndërruar jetë edhe polici shqiptar Safet Bajrami, i cili sa po kishte marrë vendimin e punës.

Ndryshe, sot pasdite në qarkoren e Shkupit rrugës për në Kosovë ka ndodhur një aksident tragjik ku në vendngjarje jetën ka humbur shoferi i makinës së përfshirë nga flakët pas aksidentit.

Aksidenti ka ndodhur kur policia ka tentuar të ndaloj një veturë të tipit BMW. Pas frenimit, një kamion ka goditur veturën BMW e cila pas goditjes është përplasur me veturën e policisë së markës Skoda Yeti.

Vetura BMW është përfshirë nga flakët, ku edhe si pasojë në vendngjarje ka humbur jetën shoferi, ndërsa dy policë dhe shoferi i kamionit ishin transportuar në spitalin e qytetit të Shkupit “Nënë Tereza”, ku pas disa orëve edhe ndërroi jetë polici Safet Bajrami.

Alsat M