Komuna e Prishtinës ndalon përdorimin e trotinetëve elektronik, vendimi do të vlejë për disa pjesë të qytetit

Trotinetëve elektronik do t’u ndalohet qarkullimi në sheshet kryesore të qytetit si dhe në hapësirat ku ka shumë këmbësorë.

Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i Komunës së Prishtinës, Alban Zogaj.

Zogaj ka shkruar në Facebook se kjo masë është marrë deri në votimin e rregullores për trotinetë elektronik.

“Me vendim të Kryetarit, kemi ndaluar qarkullimin e trotinetëve elektrik në sheshet e Prishtinës, dhe në vendet ku ka frekuentim të madh këmbësorësh! Kjo masë e domosdoshme është marrë deri në votimin e rregullores e cila është duke u punuar” shkroi Zogaj.