Aksidentohen 4 futbollistët shqiptarë

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan- Librazhd, ku makina ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mbajtëset anësore në rrugë.

Mësohet se në makinë udhëtonin 4 futbollistë shqiptar me identitetet Ermir Lojku, Klajdi Hoxha, Funel Kushtën dhe Orgest Tocka. Fatmirësisht asnjë nga futbollistët nuk ëshë lënduar. Të rinjtë kanë marrë vetëm dëmtime të lehta, shkruan vloranews.

Shkak i aksidentit mendohet se është bërë rrëshqitja e makinës si pasojë e lagështirës së madhe në rrugë, pasi në zonën në fjalë kanë rënë reshje të dendura shiu.