Aksidentohet minibusi i ekipit, vdiq sulmuesi i Alanyasporit

Reprezentuesi i Republikës çeke, Josef Sural ka vdekur pas një aksidenti të një minibusi që po i transportonte futbollistët e Alanyaspor, nga një ndeshje si mysafir.

Sural, sulmues 28 vjeç, vdiq në spital derisa gjashtë bashkëlojtatë të tij kanë pësuar lëndime, ka njoftuar klubi në Twitter, transmeton lajmi.net.

Sural ishte rezervist i pa inkuadruar në lojë në barazimin 1 – 1 ndaj Kayserispor të dielën.

Minibusi po transportonte shtatë futbollistë, derisa të tjerët ishin kthyer nga ndeshja me transport privat.

Josef Dural