Aksidentohet një veturë e policisë, lëndohen dy zyrtarë

Një veturë e Policisë së Kosovës është aksidentuar dje në Prishtinë.

“Përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës rasi ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:30.

Tutjë në njoftim bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë:

“Rr.28 Nëntori, Prishtinë 10.01.2024-21:30 Raportohet për një aksident trafiku në mes të një veture civile dhe një veturë zyrtare te PK-së ku përpos dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy zyrtar policor. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftim.