Aksident në Suharekë, tre të lënduar

Tre persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti në fshatin Sopi të Suharekës.

Sipas njoftimit nga policia, aksidenti ka ndodhur mes dy veturave me targa vendore.

Si pasojë e aksidentit përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy ngasësit dhe një pasagjer.

Dy prej tyre pas marrjes së ndihmës së pare në spitalin e Prizrenit lirohen në shtëpi kurse i treti është dërguar në QKUK për tretman të mëtejmë mjekësor.