Haxhiu reagon ndaj Gjykatës: Nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e 24 shtatorit do t’i lironi si Pantiqin

Pas kreut të MPB-së, Xhelal Sveçla, ka reaguar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, për lirimin e Dejan Pantiq me dorëzani.

Haxhiu ka thënë e të gjithë kriminelët që kanë sulmuar policinë dhe cenuan rendin kushtetues, po lirohen nga Gjykata me dorëzani.

Sipas saj, nuk është larg mëndësh nëse edhe terroristët e sulmit të 24 shtatorit do t’i lirojë me dorëzani.

Haxhiu ka thënë se kjo nuk është drejtësi dhe se është e papranueshme.

Reagimi i plotë:

Të gjithë kriminelët të cilët sulmuan policinë dhe cenuan rendin kushtetues, Gjykata i ka liruar me dorëzani!

Si ka nisur kështu, nuk është larg mendsh nëse edhe terroristët e sulmit terrorist të 24 shtatorit t’i lirojnë me dorëzani.

Kjo veq drejtësi nuk është! E papranueshme.

I bëj thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës, t’i trajtojë këto raste dhe të mos lejojë keqpërdorimin e dorëzanisë.