Dëgjon klithmën dhe i tronditur shikon se si gjarpri gjigant po i tërhiqte të birin (foto)

Një australian kishte mbetur i tronditur këtë javë pasi një gjarpër rreth pesë metra i gjatë sulmoi djalin e tij 4-vjeçar, duke dashur ta marrë me vete në një kaçubë.

Evan Thompson tha se incidenti ndodhi në Airlie Beach, një vend bregdetar në rajonin Whitsunday të shtetit Queensland, transmeton lajmi.net.

Ai tha për televizionin australian 7News se u kthye vetëm pasi dëgjoi një ulërimë dhe pa që fëmija i tij ishte sulmuar nga një piton gjigant.

Pitoni është gjarpri më i gjatë në Australi dhe ky zvarranik ishte veçanërisht agresiv gjatë takimit.

“Ishte thjesht një gjarpër masiv. Koka ishte shumë e madhe dhe u fsheh në këmbën e [birit tim]”, tha ai.

“Në atë fazë, ai ishte thjesht po e tërhiqte fëmijën. E dija se duhej të bëja diçka, kështu që vrapova drejt dhe e godita në kokë”.