Ndërkombëtarët e dinë se kush është Serbia, por kanë frikë në destabilizim të Ballkanit

Analisti politik, Fitim Salihu, ka thënë se arsyeja kryesore përse komuniteti ndërkombëtar është frikësuar të merret sa duhet me gjykimin e krimeve serbe është kërcënimi me paqen dhe stabilitetin në rajon.

Salihu thotë se Serbia ka kapacitet destruktiv për t’i destabilizuar 3-4 shtete të rajonit.

“Ndërkombëtarët e dinë se kush është Vuçiqi, Daçiqi, Rada Trajkoviqi dhe secili ministër tjetër i Milosheviqit e Sheshelit, sikurse kanë informata më shumë se ne për secilin krim të shtetit serb. Por, Serbia është shfajësuar vetëm sepse kërcënon me destabilizimin e Ballkanit”.

“Kësodore, ndërkombetarët e kanë zgjedhur stabilitetin para drejtësisë, paqen në kurriz të viktimave”, ka shkruar ndër të tjera ai./Fokusi.info/