Eksperti Fauci bën “Live” vaksinën e Moderna

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive, doktor Anthony Fauci, mori të martën dozën e parë të vaksinës që lufton COVID-19, së bashku me drejtues të tjerë të qeverisë federale për çështje të shëndetit. Ai mori vaksinën e prodhuar bashkërisht nga Instituti Kombëtar i Shëndetit NIH dhe kompania farmaceutike Moderna, e cila u miratua për përdorim emergjent javën e kaluar.

Zoti Fauci u tha gazetarëve se kjo që po ndodhte aktualisht “është kulmimi i viteve të tëra kërkimore që kanë çuar”, siç tha ai “në një zhvillim që ka qenë me të vërtetë i pashembullt”.