Aksioni i PSD-së, policia thotë se iu lënduan tre zyrtarë

Policia e Kosovës me anë të raportit 24 orësh ka dhënë detaje për aksionin simbolik të PSD-së, në të cilin u shoqëruan në polici 15 aktivistë, ndërsa një u arrestua.

Policia ka thënë se disa persona janë grumbulluar para stacionit policor dhe kanë filluar të shkruajnë grafitë dhe kanë vendosur pankartë.

Organizatorët dhe simpatizantët nuk iu kanë bindur urdhrave të zyrtarëve policor, një person është arrestuar dhe 15 të tjerë janë shoqëruar në stacionin policor.

Gjatë arrestimit dhe shoqërimit, janë lënduar tre zyrtarë policor, ku kanë pranuar tretman mjekësor.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit personat janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.