Tramp akuzon Hilari Klintonin për marrëveshje me rusët

Presidenti amerikan Donald Trump përsëri e akuzoi rivalen e tij në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016, kandidaten e atëhershme të demokratëve Hillary Clinton se ishte në marrëveshje të fshehtë me autoritetet ruse.

“Marrëveshje të vetme të fshehtë me rusët ka pasur Hillary Clinton e prishtë dhe Komiteti kombëtar i demokratëve…”, ka pretenduar Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Agjencitë amerikane të inteligjencës e akuzojnë Rusinë për përzierje në fushatën parazgjedhore presidenciale të vitit 2016.

Trump kah fundi i vitit të kaluar, duke folur për hetimet mbi përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA, i ka thënë gazetarëve se “duhet ta pyesin Hillary Clinton për Rusinë”.