Përplasja e ashpër ndërmjet Kurteshit e Zyberajt: Jeni bishtaleca, keni dalë pasi keni humbë

Anëtari i Vetëvendosjes në KQZ, Sami Kurteshi, si dhe kandidati për deputet nga AKR, Jetlir Zyberajt kanë zhvilluar debat të ashpër rreth çështjes së rinumërimit të votave.

”Hajde tash hesht edhe mos më fol në vesh se po m’pengon”, i është drejtuar Kurteshi, Zyberajt ndërsa diskutonin për çështjen e rinumërimit të votave dhe sistemin e Drejtësisë në vend.

Tutje në replikën e tij Jetlir Zyberaj i thotë Sami Kurteshit se nuk është kompetent për të folur për shefin e tij duke iu drejtuar: ”Ju nuk jeni i kualifikuar për të folur për shefin tim”.

Por, të menjëhershëm ndaj Zyberajt e pati reagimin Kurteshi.

”Ju jeni bishtaleca që tani keni dalë pasi keni humb. Dhe jeni humbës të këqinjë”, i tha Kurteshi në Rubikon.

”Lëre mos u bëjë naiv dhe primitiv. Ti po më tregon mua kush ka luftu e kush s’ka luftu me 20 vjet”, shprehet Kurteshi.