Nesër bëhet zbulimi i lapidarit i të rënëve dhe të mbijetuarve në masakrën e Dubravës

I mbijetuari i masakrës në Burgun e Dubravës, Bislim Zogaj, ka bërë me dije se nesër (e shtunë) do të bëhet zbulimi i lapidarit i të rënëve dhe të mbijetuarve në masakrën e Dubravës të ndodhur gjatë periudhës 19-24 maj 1999.

“Njoftojmë të gjithë të interesuarit se me datën 22.05.2021 (e shtunë), duke filluar nga ora 12:00, do të bëhet zbulimi i lapidarit i ngritur në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Burgut të Dubravës”, ka njoftuar Zogaj, i cili është pjesë e Këshillit organizativ.

Njoftimi i plotë:

Më 22 maj bëhet zbulimi i lapidarit në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Dubravës.

Njoftojmë të gjithë të interesuarit se me datën 22.05.2021 (e shtunë), duke filluar nga ora 12:00, do të bëhet zbulimi i lapidarit i ngritur në nderim të të vrarëve, të plagosurve dhe të mbijetuarve të masakrës së Burgut të Dubravës.

Hyrja në hapësirën e burgut të Dubravës do të fillojë nga ora 11:30.

Këshilli organizativ nga ish të burgosurit:

Nait Hasani;

Rasim Selmanaj;

Enver Dugolli;

Bislim Zogaj;

Avni Klinaku;

Defrim Rifaj;

Sadik Zeqiri;

Numri i kontaktit të Këshillit Organizativ:

044 184-757

Ju lutem që në këtë tubim, t’i keni parasysh masat anti-Covid-19.