Mbrojtja e Thaçit, Misetic: Serbia s’duhet të hyjë në BE pa pranuar gjenocidet që ka kryer

Avokati kroat Luka Misetic, i cili është në mbrojte të ish-Presidentit Hashim Thaçi në Hagë, ka reguar pas dënimit me burg të përjetshëm të kriminelit serb, Ratko Mladic.

Luka Misetic ka reaguar pas shkrimit në Twiter të faqes “Nixin Wolf”, e cila në shkrimin e saj e ka krahasuar kriminelin serb me Misetic me Krishtin, duke thënë se ai do të ringjallet dhe do të shjfaësohet.

Misetic, ka reaguar pas kësaj duke thënë se njëra ndër arsyet pse Serbia nuk duhet të hyjë në BE është pikërisht kjo.

“I dënuar nga gjykatësit që përfaqësojnë naton, Vatikanin dhe ëndrrën fashiste evropiane. Të njëjtat që mbështetën kroatët dhe muslimanët në 1941 dhe përsëri nga 1991 e këtej. Jezu Krishti u dënua, u dënua dhe u kryqëzua. Mlladiç, ashtu si Krishti, do të ringjallet dhe shfajësohet”.

Më poshtë është arsyeja pse Serbia nuk mund të lejohet të hyjë në BE derisa qeveria serbe të njohë gjenocidin e Srebrenicës dhe të promovojë arsimimin në lidhje me të në Serbi. Procesi i pranimit në BE është shansi i fundit për të transformuar shoqërinë serbe dhe për të detyruar konfrontimin me të kaluarën e saj.

Kujtojmë, që, që ish-komandantit të Serbisë, Ratko Mladic, i është konfirmuar dënimi me burgim të përjetshëm për krimet e kryera në vitet e ’90-a në Bosnje e Hercegovinë.

Apeli i Tribunalit të Hagës e shpalli fajtor Mladicin për terrorizëm të popullsisë civile dhe gjenocidin në Srebrenicë, ku gjatë vitit 1995 ishin masakruar mbi 8000 burra e djelmosha myslimanë.