Alarmante: Një i vdekur dhe 763 raste të reja me Covid-19 në Kosovë

Një pacient ka vdekur dhe 763 raste të reja me Covid-19 janë konfirmuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovës. Ky është numri më i madh i raste që nga fillimviti.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 2 mijë 30 mostra 763 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 213 pacientë.

Përmes një njoftimi në Facebook, IKSHPK-ja ka bërë thirrje për vaksinim dhe shtim të kujdesit.