Tentim vrasje në Kamenicë

Në fshatin Drajkovc të Kamenicës gjatë ditës së djeshme rreth orës 23:00 është arrestuar një person (mashkull), pasi që në një lokal e kishte sulmuar fizikisht, duke e therë me thikë një person tjetër.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Sipas vendimit të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.