Albian Ajeti tund rrjetën e Betisit në Evropa Ligë

Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti ka arritur të gjej golin në Evropa Ligë me skuadrën e Celtic.

Në minutën e 15-të, Ajeti shfrytëzoi një asistim të Jotas dhe kaloi në epërsi skuadrën skoceze, transmeton Indeksonline.

Rezultati momental është 3:2 për Betisin, ku po luhet minuta e 50-të.

Ky ishte goli i tretë për Ajetin këtë sezon.