Anthony Joshua ia thotë veç 1 fjalë Tyson Furyt pas triumfit ndaj Wilderit

Tyson Fury e mposhti Deontay Wilderin dhe tani është kampion i ri i peshave të rënda në divizionin WBC.

‘Gipsy King’ ishte shumë më i mirë se Wilder, të cilin e rrëzoi dy herë në raundin e tretë dhe të pestë, para se gjyqtari ta ndalte meçin në raundin e shtatë dhe t’ia jepte fitoren me nokaut teknik britanikut.

Anthony Joshua tani ka reaguar në Instagram pas fitores së bashkëkombasit të tij, ku ia ka thënë vetëm një fjalë: “Gladiator”.

Pas meçit të sotëm, Fury mbetet boksieri i vetëm i pamposhtur në kategorinë e peshave të rënda, pasi Joshua më parë ishte mposhtur nga Ruiz, derisa Wilder sot u njoftua me humbje. /Reporteri.net/