Tifozi hungarez mbajti shallin e Kosovës para mijëra tifozëve serbë, sigurimi mezi e ndali

Derisa Serbia po luante mbrëmë me Malin e Zi në një ndeshje që përfundoi 3-1, një video e xhiruar ditë më parë, tani që po qarkullon në rrjetet sociale ka filluar të shpërndahet shumë.

Tri ditë më parë, serbët pësuan disfatë 2-1 në “Pushkas Arena” nga Hungaria me rezultat 2:1, ndërsa u bë edhe më e hidhur kur një tifoz hungarez shfaqi një shall.

Ai kishte të vendosur në të emrin e Kosovës, derisa tifozët serbë tentuan të brohoritnin slogane anti-Kosovë, mirëpo ishin hungarezët që nuk lejuan të dëgjohej zëri i tyre.

Në transmetimin televiziv nuk është parë fansi hungarez me flamur të Kosovës, por që në rrjetet sociale tifozët e kanë shpërndarë në masë të madhe.

Ndërkohë, sigurimi i stadiumit, duke tentuar që mos të lejoj provokime, kanë reaguar me shpejtësi, duke e keqtrajtuar tifozin dashamirës të Kosovës. Kjo sjellje e sigurimit ngjalli reagime te trifozët tjerët, të cilët reaguan ashpër ndaj tyre.