Dalin pamjet kur bomba ruse ‘çoi në ajër qytetin e saj Belgorod’

Rusia aksidentalisht ka bombarduar qytetin e saj të Belgorodit dhe tani kanë dalë pamjet e shpërthimit të bombës në zonë.

Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se shpërthimi kishte lënë një krater të madh rreth 20 metra të gjerë në qendër të qytetit, transmeton Telegrafi.

Bombardimi i qytetit ishte bërë nga një aeroplan luftarak SU-34, kur aksidentalisht shkarkoi mjete aeroplani.

Mediumi Nexta ka publikuar një video që tregon shpërthimin e bombës ajrore në qytetin rus Belgorod.

Si rrjedhojë e këtij aksidenti mbetën të plagosura dy gra.