Zhduket 14-vjeçarja në Prizren, familja kërkon ndihmën e Policisë

Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre.

Kështu ka ndodhur edhe sot në Prizren, ku një person ia ka mësyrë stacionit të Policisë, për ta raportuar si të zhdukur motrën e tij, e cila që nga dita e djeshme ka dalë nga shtëpia dhe nuk kanë asnjë informacion se ku gjendet.

Sinjali mëson se vajza është e moshës 14-vjeçare, e cila dje në orët e pasdites është larguar nga shtëpia, por familja nuk di asgjë për të. Si rezultat i denoncimit, Policia është aktivizuar, por ende nuk është gjetur përkundër kërkimeve në disa lokacione.

Pavarësisht kësaj, kërkimet po vazhdojnë, teksa për rastin është vënën në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar hetimin e rrethanave të ngjarjes posa të haset e mitura.