Albin Kurti nuk e përmendi asnjëherë UÇK-në në fjalimin e tij në kuvend, Rexhep Selimi ia dhuron një flamur

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi sot ka vizituar kryeministrin, Albin Kurti.

Derisa, Albin Kurti nuk e përmendi asnjëherë UÇK-në në fjalimin e tij në kuvend teksa po kërkonte votat e deputetëve, Selimi i bëri dhuratë pikrisht flamurin e UÇK-së dhe i uroi fitore të reja.

“Urime Kryeministër! Me faqe t’bardhë drejt fitoreve të reja”, ka shkruar Selimi në Tëitter.

Kurti mori votat e mjaftueshme në Kuvendin e Kosovës për t’u bërë kryeministër i ri i vendit, pas koalicionit me LDK-në.