Të shtëna me armë zjarri në Gjakovë

Të shtëna armësh janë dëgjuar sonte në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se policia ka gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit.

Gjithashtu ai bëri të ditur se policia është në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit.

“Rreth orës 20:20 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Anton Çeta”. Njësitet e nevojshme policore menjëherë kanë dal në vendin e ngjarjes ku edhe janë gjetur disa gjëzhoja të armës së zjarrit. Aktualisht jemi të angazhuar në kërkim të të dyshuarve dhe zbardhjes së rrethanave të rastit”, thuhet tutje në konfirmim.

Lini një Përgjigje